Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë të shtunën se si Washingtoni ashtu edhe shtetet arabe besojnë se status quo-ja e Gazës së kontrolluar nga Hamasi nuk mund të vazhdojë dhe se ai ka diskutuar me homologët e tij arabë se si ta përcaktojnë rrugën më të mirë përpara një “zgjidhje dyshteteshe”.
Duke folur në një konferencë shtypi në Aman, së bashku me homologët e tij egjiptianë dhe jordanezë, diplomati i lartë amerikan ka thënë se Washingtoni ishte i shqetësuar për dhunën nga ekstremistët në Bregun Perëndimor.
Shtetet e Bashkuara besojnë se armëpushimi në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gazë do ta lejonte grupin militant palestinez Hamas të rigrupohet dhe të kryejë sulme të ngjashme me atë të 7 tetorit, sipas Blinkenit.
Sulmi i 7 tetorit vrau më shumë se 1,400 njerëz, sulmi më i rëndë në historinë e Izraelit.
Deri tash mijëra palestinezë kanë mbetur të vdekur nga sulmet izraelite.