Botë

SHBA-ja dhe Britania ndalojnë importin e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë vendosur që të ndalojnë importin e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia, si pjesë e sanksioneve pas pushtimit të Ukrainës.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e njoftoi vendimin duke thënë se “kjo nënkupton që nafta ruse nuk do të pranohet më në portet amerikane”.

Britania, sipas kryeministrit Boris Johnson, do të heqë gradualisht naftën dhe produktet ruse deri në fund të vitit 2022.

Ndërkaq, Rusia paralajmëroi më herët se do ta ndërpriste furnizimin me gaz në Evropë në rast se ndalohet importi i naftës ruse.

SHBA-ja dhe Britania nuk varen shumë nga nafta ruse, ndryshe nga Gjermania, e cila hodhi poshtë planet për ndalimin e naftës ruse në vend.