SHBA-ja dhe BE-ja i kanë ofruar Burkina Fasos dhjetëra miliona dollarë trajnime dhe pajisje ushtarake, duke përfshirë automjete të blinduara, drone, pajisje komunikimi, uniforma, helmeta dhe forca të blinduara. Dy kamionçina të kamufluara të paraqitura në video janë Toyota Land Cruiser Series 70s me ndenjëse për trupat të montuara në pjesën e pasme. Janë i njëjti model i furnizuar në Burkina Faso nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Analiza e uniformave të ushtarëve dhe automjeteve të tyre tregojnë se ato janë në përputhje me ato të përdorura nga forcat e armatosura të Burkina Fasos. Për të ndihmuar luftën kundër grupit të Shtetit Islamik dhe Al-Qaidas, SHBA-ja dhe BE-ja i kanë ofruar Burkina Fasos dhjetëra miliona dollarë trajnime dhe pajisje ushtarake, duke përfshirë automjete të blinduara, drone, pajisje komunikimi, uniforma, helmeta dhe forca të blinduara.
Dy kamionçina të kamufluara të paraqitura në video janë Toyota Land Cruiser Series 70s me ndenjëse për trupat të montuara në pjesën e pasme. Janë i njëjti model i furnizuar në Burkina Faso nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Një transportues më i madh trupash që shihet në video është një Mercedes-Benz Atego. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së dorëzoi 10 kamionë të atij modeli dhe ngjyre në Burkina Faso në vitin 2014.
Katër anëtarë të forcave të sigurisë në video mbanin këmisha me flamurin e Burkina Fasos në krahun e majtë dhe çizmet që disa mbanin dukeshin të ishin Mil-Tecs, e njëjta markë gjermane që BE-ja i dha së fundmi ushtrisë së Burkina Fasos.
Dokumentet tregojnë se Camp Zondoma është shtëpia e Regjimentit të 12-të të Këmbësorisë Komando të ushtrisë Burkinabe, megjithëse AP-ja nuk ishte në gjendje të lidhte përfundimisht uniformat e veshura nga burrat me atë njësi specifike.
AP-ja ndau gjetjet e saj me Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, e cila kryen kërkime mbi krimet e luftës dhe shkelje të tjera serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut. Qendra u pajtua që provat vizuale tregojnë se video ishte filmuar në bazën ushtarake jashtë Ouahigouyas dhe se uniformat dhe kamionët janë në përputhje me ato të përdorura nga trupat qeveritare në Burkina Faso.
Në një përgjigje për AP-në, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Vedant Patel, tha se ndihma e huaj për Burkina Fason është kufizuar që kur ushtria përmbysi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në janar të vitit 2022. Zyrtarët amerikanë kanë ngritur vazhdimisht rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut me udhëheqësit e Burkina Fasos, tha ai.
“Ne e dënojmë fuqishëm dhunën e tmerrshme siç portretizohet në video”, tha Patel. “Akuzat për shkelje dhe abuzime të të drejtave të njeriut duhet të hetohen në mënyrë të drejtë dhe ata që përcaktohen si përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës”.
Mbështetja e BE-së për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes së Burkina Fasos është fokusuar në mënyrë specifike në të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar humanitar dhe asnjë armë vdekjeprurëse nuk është dorëzuar apo financuar, tha Nabila Massrali, një zëdhënëse e BE-së. BE-ja po investon gjithashtu në sistemin e drejtësisë ushtarake të Burkina Fasos dhe në policinë ushtarake për të luftuar mosndëshkimin, tha ajo.
Siguria e përkeqësuar
Ndërsa AP-ja nuk mund të verifikojë datën e saktë të regjistrimit të videos, një ish-zyrtar i Qeverisë Burkinabe dhe një ushtar thanë se djemtë u vranë pas një sulmi nga militantët në një postë luftarake vullnetare më 13 shkurt, një ditë përpara se videoja të shfaqej për herë të parë në rrjetet sociale. Ata folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Raportet e sigurisë të mbledhura nga ACLED-i, grupi i analizës së të dhënave tregojnë se militantët islamikë sulmuan vullnetarët atë ditë, duke vrarë të paktën një dhe duke plagosur dy. Sipas ish-zyrtarit të Qeverisë, përforcimet e ushtrisë kanë mbërritur menjëherë pas kësaj dhe vrasjet në video janë kryer nga forcat e sigurisë.
Më 15 shkurt, një ditë pasi video u shfaq në internet, shefi i shtabit të forcave të armatosura të Burkina Fasos lëshoi një urdhër që ushtarët të ndalonin shpërndarjen e imazheve të operacioneve në rrjetet sociale, sipas një kopjeje të siguruar nga AP-ja.
“Këto shpërndarje të imazheve të diskutueshme mund të kenë pasoja negative dhe ndikim në dinamikën e forcave të sigurisë”, tha ai.
Ndërsa siguria përkeqësohet në Burkina Faso, fëmijët po mbajnë peshën kryesore nga të gjitha anët, thonë grupet e të drejtave. Tri herë më shumë fëmijë u vranë gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2022 sesa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas UNICEF-it. Shumica vdiqën nga plagët me armë zjarri gjatë sulmeve në fshatrat e tyre ose nga mjetet shpërthyese të improvizuara ose mbetje të tjera të luftës, tha ai.
“Ne jemi të shqetësuar nga ndikimi i masave kundër terrorizmit tek fëmijët e lidhur me grupet e armatosura, ndërsa parandalojmë dhe luftojmë kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare”, tha Virginia Gamba, përfaqësuese speciale e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për fëmijët dhe konfliktet e armatosura. Fëmijët e lidhur me forcat dhe grupet e armatosura duhet të trajtohen si viktima në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë për të miturit, tha ajo.
“Xhihadistët nuk i ekzekutojnë fëmijët”
Pavarësisht pretendimit të Qeverisë së Burkinabes se forcat e tyre nuk ishin përgjegjëse për vdekjet, ekspertët e konfliktit thanë se militantët zakonisht nuk kryejnë mizori dhe fajësojnë forcat e sigurisë shtetërore. Ata nuk vrasin as fëmijë, nga frika e tjetërsimit të popullatës lokale.
“Xhihadistët zakonisht kryejnë ekzekutime publike kundër atyre që bashkëpunojnë me shtetin ose grupet opozitare dhe do të marrin përgjegjësinë për të dërguar një mesazh. Ata gjithashtu nuk ekzekutojnë fëmijët në mënyrë që të mund të ruajnë popullaritetin në mesin e popullatës", tha Rida Lyammouri, bashkëpunëtore e lartë në Qendrën Politike për Jugun e Ri, një institut me bazë në Marok.
Stephen Rapp, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në çështjet e krimeve të luftës gjatë administratës së Obamës, tha se vrasjet e Adamës dhe të djemve të tjerë në video ishin krime lufte sipas Konventave të Gjenevës dhe mund të ndiqen penalisht nga Gjykata Penale Ndërkombëtare që Burkina Faso është një parti.
"Ky do të ishte një krim lufte edhe nëse fëmijët do të kishin ndihmuar xhihadistët ose do të kishin qenë vetë ushtarë fëmijë", tha Rapp, kryeprokurori në gjyqin e ish-diktatorit liberian, Charles Taylor, i cili u dënua në vitin 2012 për krime lufte të kryera gjatë luftës së përgjakshme civile në Sierra Leone.
“Personat që nuk marrin pjesë në veprimtari ushtarake, si dhe luftëtarët e ndaluar kanë të drejtë për trajtim njerëzor dhe vrasja e tyre është vrasje si një krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar”, tha Rapp. "Si të tillë këta ushtarë mund të ndiqen penalisht në ICC".

Ai donte të bëhej imam
Nëna e Adamës tha se nuk kishte asnjë shenjë se djali i saj ishte radikalizuar kur u kthye në Ouahigouya një vit më parë pasi kaloi një dekadë duke studiuar në një shkollë Kur'anore në qytetin perëndimor të Nounas. Derisa ai ishte në shkollë ajo nuk kishte asnjë kontakt me djalin e saj, përveç telefonatave të herëpashershme.
Ribashkimi i tyre vitin e kaluar supozohej të ishte fillimi i një jete të re së bashku, tha ajo.
“Ne po mendonim të ndërtonim një jetë të përbashkët dhe të jetonim së bashku të lumtur. Ai do të martohej dhe do të ndërtonte një shtëpi. Fatkeqësisht, nuk e patëm atë shans”, tha 52-vjeçarja. E veshur me një mbulesë të gjatë me byzylykë argjendi të ngjashëm në secilin krah, ajo ndizej sa herë që fliste për jetën e djalit të saj dhe ëndrrat që kishin, por shpejt u ngrys kur kujtoi vdekjen e tij.
Një fëmijë energjik, Adama, mësoi të ecte para se të zvarritej dhe ishte gjithmonë inovativ, duke bërë shaka me vëllezërit e motrat e tij më të vegjël, tha ajo.
Pasi u kthye në Ouahigouya, ai jetoi me gjyshen e tij. Por sa herë që Adama e vizitonte, tha nëna e tij, ata rrinin zgjuar me orë të tëra duke folur për jetën e saj si vajzë dhe planet e tij për të ardhmen. Ai donte të bëhej imam dhe të edukonte njerëzit, tha ajo.
Ajo e kujtonte atë duke studiuar Kuranin, shpesh nën dritën e qirinjve gjatë natës dhe duke pyetur fqinjët për mësimet e tij, duke mbajtur gjithmonë rruazat e bardha të lutjes. Ai i kishte rruazat me vete ditën kur u sekuestrua, thanë familjarët.
Herën e fundit që nëna e Adamës e pa atë ishte në tetor, kur ai kaloi disa javë në shtëpinë e saj. Teksa ai u largua, ajo e paralajmëroi të bënte kujdes sepse situata ishte bërë e rrezikshme dhe të mos largohej kurrë nga shtëpia e gjyshes. Kur folën për herë të fundit në shkurt, pak para se të vritej, ata po bënin plane për t'u ribashkuar për festën myslimane të Ramazanit.
Familja e Adamës ka qenë shumë e frikësuar për të vizituar varrin e tij, e shqetësuar se do të ishte në shënjestër të forcave të sigurisë.
“Nëse ai do të kishte jetuar gjatë, jam e sigurt se do të kishte ndihmuar në zhvillimin e komunitetit tonë”, tha nëna e tij. “Ai do të ishte bërë imam për t'i mësuar njerëzit të jenë myslimanë të mirë. Ai do t'i kishte ndihmuar njerëzit të jetonin së bashku dhe do t’i kishte mbështetur nevojtarët”.
Fund
Përktheu: Forca Jashari