SHBA-ja ka dëbuar 12 diplomatë rusë të misionit rus në Kombet e Bashkuara për shkaqe të sigurisë nacionale, raporton agjencia Reuters.
Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia i ka thënë gazetarëve se diplomatëve u është kërkuar të largohen nga SHBA-ja deri më 7 mars. Ai ka thënë se Rusia do të reagojë ndaj kësaj lëvizje, pasi është praktikë diplomatike.
Misioni i SHBA-së në OKB tha gjithashtu në një deklaratë se 12 diplomatët rusë ishin "operativë të inteligjencës...të cilët kanë abuzuar me privilegjet e tyre të qëndrimit në SHBA duke u përfshirë në aktivitete spiunazhi që janë të dëmshme për sigurinë tonë kombëtare".
“Ne po e marrim këtë veprim në përputhje me marrëveshjen e selisë. Aksioni i sotëm ka qenë në punë prej disa muajsh”, tha zëdhënësja e misionit amerikan Olivia Dalton.
“Ne po e marrim këtë veprim në përputhje me marrëveshjen e selisë. Aksioni i sotëm ka nisur prej disa muajsh”, shtoi ajo, transmeton CNN.
Ambasadori rus pranë OKB-së Vassily Nebenzia më herët u përgjigj duke thënë se shpjegimi i Mills për dëbimet ishte "jo i kënaqshëm".
Nebenzia ka ngritur shqetësimin në fillim të takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot, ku po diskutohet për situatën në Ukrainë.
Ai e ka përshkruar lëvizjen e SHBA-së si armiqësore dhe si shkelje e përkushtimeve të saj si nikoqire e selisë së OKB-së në New York.
E zëvendës ambasadori i SHBA-së në OKB, Richard Mills reagoi.
“Atyre diplomatëve që u është kërkuar të largohen nga SHBA-ja ishin të përfshirë në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë e tyre dhe obligimet si diplomatë”, ka thënë Mills.