Botë

SHBA-ja beson se Izraeli mund të nisë shumë shpejt ofensivë tokësore në Liban

Ushtria izraelite

Shtetet e Bashkuara besojnë se Izraeli mund të nisë shumë shpejtë një inkursion më të kufizuar tokësor në Libanin jugor sesa ishte planifikuar fillimisht, pas diskutimeve mes dy vendeve fundjavën e kaluar, ka deklaruar një zyrtar amerikan. 

Inkursioni i kufizuar tokësor do të synonte infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit me Izraelin, raporton CNN.

Forcat speciale izraelite kanë kryer tashmë sulme  të vogla në territorin libanez në ditët e fundit si pjesë e përgatitjeve për një ofensivë të mundshme tokësore izraelite, sipas zyrtarëve amerikanë dhe dy burimeve të njohura me këtë çështje.

Burimi paralajmëroi se zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar se ajo që mund të fillojë si një inkursion i kufizuar mund të kalojë në një operacion më të madh për një afat më të gjatë. 

Këto shqetësime po diskutohen me palën izraelite, ka thënë një zyrtar amerikan.

LEXO EDHE: