Një zyrtar iranian është akuzuar për një komplot për ta vrarë ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare të administratës Trump, John Bolton, si hakmarrje e supozuar për një sulm ajror të SHBA-së që vrau gjeneralin më të fuqishëm të vendit, duke ofruar qindra mijëra dollarë për ta "eliminuar" atë, tha Departamenti i Drejtësisë të mërkurën.
Shahram Poursafi, i identifikuar nga zyrtarët amerikanë si anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit, aktualisht kërkohet nga FBI-ja me akuza në lidhje me komplotin në tentativë për vrasjen, raportoi AP-ja.
Prokurorët thonë se skema filloi më shumë se një vit pasi Qassem Soleimani, kreu i Forcës Quds të Gardës Revolucionare të Iranit, u vra në një sulm ajror në shënjestër në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit në janar 2020. Pas sulmit, Bolton, i cili atëherë kishte lënë postin e tij në Shtëpinë e Bardhë, shkroi në Tëitter: “Shpresoj se ky është hapi i parë për ndryshimin e regjimit në Teheran”.
Ndihmësprokurori i Përgjithshëm, Mattheë Olsen, tha se nuk ishte “hera e parë që kemi zbuluar komplote iraniane për hakmarrje kundër individëve në SHBA dhe ne do të punojnë pa u lodhur për të ekspozuar dhe prishur çdo përpjekje të tillë”.