Botë

Serwer: Republika Serbe nuk do të jetë e pavarur

Profesori i Universitetit amerikan “Johns Hopkins” Daniel Serwer pohon se entiteti i Bosnjë e Hercegovinës Republika Serbe nuk do të jetë e pavarur, ndërsa qytetarët e Bosnjës i ka porositur që të merren më shumë me problemet e veta e të mos presin që Amerika të merret me të gjitha, transmeton Koha.net

“Është fakt se Republika Serbe nuk do të jetë e pavarur, nuk ka mundësi që kjo të ndodhë dhe nuk mund të ketë skenar që shpie në atë drejtim dhe është i suksesshëm”, ka thënë ai për rel, citon al Jazzera.

Serwer ka shtuar se Milorad Dodik, kryetar i Republikës Serbe, nuk ka ndonjë dobi nga vardisja që ai po ia bën Moskës.

Sot në Banjallukë është shënuar 26 vjetori i themelimit të Republikës Serbe dhe aty janë bërë zotime të reja se ky entitet do të pavarësohet.

Në solemnitete ka qenë edhe ish kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili ka thënë se “Nëna Rusi nuk ka lejuar që të miratohet rezoluta e OKB-së për gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë”.