Senati amerikan e ka konfirmuar John Ratcliffe si drejtor të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (CIA), ka raportuar agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Ratcliffe ishte drejtor i Inteligjencës Kombëtare gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan Donald Trump.
Ai u emërua me 74 vota pro dhe 25 kundër.
KOHA në vitin 2019 pati shkruar për lidhjet e forta të Ratcliffes me komunitetin shqiptar në SHBA dhe mbështetjen që i ka dhënë Pavarësisë së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan.
Në vitin 2016, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim – i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.
Drejtori që pritet ta udhëheqë shërbimin e inteligjencës amerikane gjithashtu ka pasur takime me zyrtarë nga Kosova