Botë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, takohet me presidentin ukrainas

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është takuar të hënën në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar agjencia "AP".

Vizita e paparalajmëruar e sekretarit Austin në Kiev, është pjesë e një thirrjeje për të vazhduar mbështetjen financiare dhe furnizimin me armë për Ukrainën, ndonëse burimet e SHBA-së dhe ato ndërkombëtare janë tkurrur si rezultat i rreziqeve të reja të paraqitura nga konflikti Izrael-Hamas.

Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se synimi i sekretarit Austin është që t’u dëshmojë zyrtarëve ukrainas se mbështetja amerikane në përpjekjet për të mposhtur Rusinë është e qëndrueshme dhe do të vazhdojë, edhe pse vëmendja e botës është tërhequr nga fronti i ti në Lindjen e Mesme.