Kancelari gjerman Olaf Scholz i është drejtuar dhomës së ulët të parlamentit, Bundestagut, mbi çështjet aktuale të sigurisë në Berlin.
Scholz është zotuar që të forcojë rregullat e dëbimit të imigrantëve pas një sërë sulmesh që kanë goditur vendin evropian, raporton Reuters.
“Gjermania do të forcojë rregullat e saj të dëbimit në mënyrë që glorifikimi i veprave terroriste të jetë baza për dëbim”, ka thënë kancelari Scholz.
Scholz u është përgjigjur thirrjeve për krijimin e një linje më të ashpër të politikave të migracionit.
“Kushdo që lavdëron terrorizmin është kundër të gjitha vlerave tona dhe duhet të dëbohet”, është shprehur ai.
Kancelari gjermani ka bërë të ditur gjithashtu se ministria e brendshme e vendit po punon për të mundësuar dëbimin e kriminelëve dhe imigrantëve të rrezikshëm në Afganistan.