Botë

Scholz: Një hetim i plotë i shpërthimit në Gaza, i domosdoshëm

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se nevojitet një hetim i plotë i asaj se çfarë ka ndodhur të martën në Gaza, ku një spital është bombarduar.

Ai ka thënë se pamjet e shpërthimit janë të tmerrshme.

“Jam tmerruar nga pamjet e shpërthimit në një spital në Gaza. U plagosën dhe u vranë civilë të pafajshëm. Mendimet tona janë me familjet e viktimave. Një hetim i plotë i ngjarjes është i domosdoshëm”, ka shkruar Scholzi në platformën X, të njohur më parë si Twitter.

 

Aeroplani ku gjendjes Scholz të martën është dashur të evakuohej në aeroportin Ben Gurion të Izraelit për shkak të sulmeve me raketa.