Botë

Scholz flet me Zelenskyn pas bisedës me Putinin, i ofron mbështetjen e Gjermanisë

Volodymyr Zelensky dhe Olaf Scholz

Volodymyr Zelensky dhe Olaf Scholz kanë pasur një bisedë telefonike

Kancelari gjerman Olaf Scholz e siguroi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake të Gjermanisë në telefonatën e tyre të parë zyrtare që kur Scholz foli me presidentin rus Vladimir Putin në fillim të këtij muaji.

“Unë rashë dakord me Zelenskyn se ne do të mbetemi në kontakt dhe se do të diskutojmë përpjekjet për të arritur paqe të drejtë”, shkroi Scholz në rrjetin social X të premten.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se biseda ishte “konstruktive” dhe se Zelensky kishte falënderuar qeverinë gjermane për mbështetjen e saj ushtarake, veçanërisht mbrojtjen ajrore, raporton Reuters.

Kjo është telefonata e parë zyrtare midis Zelenksyt dhe Scholzit që kur lideri gjerman zhvilloi një telefonatë njëorëshe me Putinin më 15 nëntor. 

Presidenti ukrainas e pati kritikuar këtë vendim të kancelarit gjerman duke thënë se hapi një “kuti të Pandorës” që minoi përpjekjet për ta izoluar Putinin dhe për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë me një paqe të drejtë”. 

Scholz mbrojti thirrjen me Putinin, komunikimin e tyre të parë të drejtpërdrejtë në pothuajse dy vjet, duke thënë se ishte e rëndësishme t'i thuash atij se nuk mund të llogarisë në zbehjen e mbështetjes gjermane për Ukrainën.