Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka dënuar vdekjen e shtatë punonjësve të organizatës bamirëse “World Central Kitchen”, të cilët humbën jetën si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës, raporton AP.
Sanchez ka bërë të ditur se ka kërkuar nga qeveria izraelite që të sqarojë rrethanat në të cilat vdiqën punëtorët.
“Shpresoj dhe kërkoj që qeveria izraelite të sqarojë sa më shpejt që të jetë e mundur rrethanat e këtij sulmi brutal që u ka marrë jetën shtatë punonjësve të organizatës, të cilët nuk bënin gjë tjetër veçse ndihmonin”, ka thënë Sanchez.
Bëhet e ditur se ndër shtatë viktimat janë tre shtetas britanikë, një australian, një polak dhe një shtetas i dyfishtë amerikano-kanadez.
Organizata bamirëse e ushqimit, e themeluar nga kuzhinieri i famshëm José Andrés, ka njoftuar se ka pezulluar menjëherë operacionet në rajon.