Botë

Sa është e gatshme Rusia për sulmin ushtarak

Vlerësimi i SHBA-së për 150.000 trupa erdhi në fjalimin e Bidenit të martën.

Analistët në Ukrainë kanë sugjeruar po ashtu një shifër të ngjashme prej 147.000, duke e përfshirë këtu edhe personelin ajror dhe detar. Të mërkurën, sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Wallance, ka bërë të ditur se 60% e forcave tokësore ruse ndodheshin pranë kufijve të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Sipas presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, Rusia i ka pozicionuar afro 150.000 trupa pranë kufijve të Ukrainës. Këtu përfshihen rreth 30.000 trupa që marrin pjesë në stërvitjet ushtarake në Bjellorusi dhe janë të pajisur me gjithçka, nga tanket e artileria deri te fuqia ajrore dhe mbështetja detare.

Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se Rusia ka trupa në vend për ta pushtuar Ukrainën “në çdo kohë”.

Megjithëkëtë, Rusia e mohon planifikimin e një sulmi, e të martën Moska ka njoftuar se disa trupa të pozicionuara pranë Ukrainës po tërhiqeshin.

Image
Ministria ruse e mbrojtjes ka bërë të ditur se derisa stërvitjet në shkallë të gjerë po vazhdonin, disa trupa nga rrethet ushtarake jugore dhe perëndimore i kishin përfunduar stërvitjet dhe po ktheheshin në bazat e tyre të përhershme.

Trupat në lëvizje

Ministria ruse e mbrojtjes ka bërë të ditur se derisa stërvitjet në shkallë të gjerë po vazhdonin, disa trupa nga rrethet ushtarake jugore dhe perëndimore i kishin përfunduar stërvitjet dhe po ktheheshin në bazat e tyre të përhershme.

Mirëpo të mërkurën, NATO-ja ka njoftuar se nuk kishte parë prova të ndonjë depërshkallëzimi në terren.

Sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg, ka thënë: “Përkundrazi, duket se Rusia po vazhdon ngritjen ushtarake”.

Në ditët e fundit, shumica e vlerësimeve kanë vendosur numrin e trupave ruse të përqendruara rreth Ukrainës midis 130.000 dhe 150.000.

Javën e kaluar, zyrtarët perëndimorë thanë se numri kishte arritur në 130.000, nga vlerësimi i tyre i mëparshëm prej 100.000.

Vlerësimi i SHBA-së për 150.000 trupa erdhi në fjalimin e Bidenit të martën.

Analistët në Ukrainë kanë sugjeruar po ashtu një shifër të ngjashme prej 147.000, duke e përfshirë këtu edhe personelin ajror dhe detar.

Të mërkurën, sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Wallance, ka bërë të ditur se 60% e forcave tokësore ruse ndodheshin pranë kufijve të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Ai ka shtuar se kishte parë prova të lëvizjes së trupave nga zonat e grumbullimit në ato që ai i quajti “zona më agresive të nisjes”.

Përveç trupave të rregullta ruse, mendohet se ka rreth 15.000 separatistë rusë në rajonet e Luhanskut dhe Donetsk të Ukrainës. Ukraina beson se kjo shifër është shumë më e lartë.

Në dhjetor, një vlerësim i inteligjencës amerikane sugjeroi se numri i përgjithshëm i trupave mund të rritet me shpejtësi në 175.000.

Raportet kanë treguar se njësitë kryesore mbështetëse të nevojshme për një pushtim janë vendosur në pozicion së bashku me trupat luftarake ditët e fundit.

Mendohet se ato përfshijnë punëtori të riparimit të tankeve, pajisje për pastrimin e baltës dhe spitale në terren me furnizime gjaku në disa zona.

Të mërkurën, Wallace ka përmendur “ndërtimin e vazhdueshëm të spitaleve në terren”.

Kryeministri Boris Johnson ka thënë se prania e spitaleve në terren “mund të interpretohet vetëm si një përgatitje për pushtim”. Njësitë që mbërrijnë nga e gjithë Rusia janë shtuar në rreth 35.000 personel ushtarak, të cilët janë të vendosur përgjithmonë pranë kufirit të Ukrainës.

Disa njësi kanë udhëtuar pothuajse 4000 milje nga Lindja e Largët Ruse.

Pjesa më e madhe e armaturës së rëndë është sjellë me hekurudhë, disa duke kaluar nëpër Kursk, afërsisht 80 milje (130 km) nga kufiri me Ukrainën. Automjete të tjera kanë mbërritur me rrugë, nëpërmjet Karaçevit në rajonin Bryansk.

Shumë ekspertë besojnë se një pushtim në shkallë të plotë, i ndjekur nga një pushtim i pjesës më të madhe ose i të gjithë Ukrainës, do të kërkonte shumë më tepër trupa sesa që ka mbledhur Rusia aktualisht.

Image
Përveç trupave të rregullta ruse, mendohet se ka rreth 15.000 separatistë rusë në rajonet e Luhanskut dhe Donetsk të Ukrainës. Ukraina beson se kjo shifër është shumë më e lartë.

Pamja nga lart

Prania e trupave ndonjëherë mund të zbulohet në imazhet satelitore nga ngjyra e tendave. Teksa ngrohen, shkrihet bora mbi çatitë e tyre duke bërë që të duken më errët nga larg.

Automjetet e blinduara mund të identifikohen nga format e tyre, gjurmët e gomave ose nga balta që tregojnë se automjetet janë në lëvizje. Imazhet e terrenit të stërvitjes Yelnya duket se tregojnë një tërheqje të madhe të automjeteve mes janarit dhe shkurtit.

Disa analistë besojnë se ata u drejtuan në zona më afër kufirit të Ukrainës.

Satelitët kanë zbuluar gjithashtu një rritje të mprehtë të aktivitetit në Krime, ku, sipas një vlerësimi, 10.000 trupa shtesë mbërritën në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit.

Besohet se ato përfshijnë forca këmbësorie dhe ajrore, dhe se disa njësi janë vendosur në nivelin më të lartë të gatishmërisë.

Image
Imazhet satelitore duket se tregojnë lëshuesit rusë të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi Iskander pranë Yelsk në Bjellorusi, më pak se 45 milje nga kufiri me Ukrainën.

Tubimi në Bjellorusi

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Bjellorusi janë planifikuar të zhvillohen deri më 20 shkurt. Udhëheqësi i vendit, Alexander Lukashenko, e mbështet presidentin rus, Vladimir Putin.

Kryeqyteti ukrainas, Kiev, është më pak se 100 milje nga kufiri i Bjellorusisë, kurse vëzhguesit perëndimorë thonë se stërvitja, Allied Resolve, mund të ofrojë një mundësi për të përsëritur një mision kundër Ukrainës.

Stoltenberg ka thënë se 30.000 trupa luftarake ruse kishin mbërritur në Bjellorusi, në vendosjen më të madhe ushtarake të Moskës në vend që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Imazhet satelitore duket se tregojnë lëshuesit rusë të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi Iskander pranë Yelsk në Bjellorusi, më pak se 45 milje nga kufiri me Ukrainën.

Vendosjet ruse në Bjellorusi përfshijnë mbrojtje ajrore, municione dhe mbështetje mjekësore. Stoltenberg ka vënë në dukje se edhe forcat e operacioneve speciale ishin në terren. Avionët e avancuar të sulmit tokësor Su-25 janë fotografuar me satelit në aeroportin Luninets.

Ushtrimet detare

Rusia po zhvillon stërvitje detare në mbarë botën, nga Atlantiku në Paqësor, të cilat do të zgjasin deri në shkurt, duke përfshirë rreth 140 anije dhe mjete mbështetëse, 60 avionë dhe 10 anëtarë të personelit.

Gjashtë anije të marinës ruse që kaluan përmes Kanalit Anglez në janar janë tani në Detin e Zi.

Ata janë në gjendje të zbarkojnë tanke kryesore luftarake, personel dhe automjete të blinduara.

Të shtunën, flota ruse e Detit të Zi ka njoftuar se më shumë se 30 anije kishin filluar stërvitjet stërvitore pranë Krimesë.

Të hënën, një zyrtar i lartë ushtarak rus ka bërë të ditur se Rusia ishte gati të hapte zjarr ndaj anijeve dhe nëndetëseve të huaja që hyjnë ilegalisht në ujërat e saj territoriale, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Moska ka lëshuar paralajmërime bregdetare duke përmendur ushtrimet e gjuajtjes me raketa dhe armë zjarri në Detin e Zi.

Disa analistë thonë se një ulje amfibe nga trupat ruse do të ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe forcat detare mund të jenë një “mashtrim” për të tërhequr forcat tokësore ukrainase nga rrugët më të mundshme të sulmit në tokë.

Përktheu: Blerta Haxhiu