“Ryanair” është bërë kompania e parë ajrore që përfshihet në top dhjetëshen e ndotësve më të mëdhenj të ajrit në Evropë.
Të dhënat e BE-së tregojnë se emetimi i dyoksidit të karbonit nga kompania ajrore “Ryanair” është rritur për 6.9 për qind në vitin e kaluar, derisa kompania ka mohuar këtë duke thënë se prodhon më së paku dyoksid karboni për udhëtar sesa secila kompani tjetër ajrore, transmeton KTV. Por, përsëri ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë të jenë termocentrale të ndryshme në Evropë.
Në këtë listë, ndotësit më të mëdhenj janë shtatë termocentrale në Gjermani dhe nga një në Poloni e Bullgari, që kryesisht janë termocentrale linjiti.
Kjo është listë e ndotësve më të mëdhenj që është përpiluar nga grupi për transport dhe ambient i Bashkimit Evropian.