Botë

Rutte thotë se për të parandaluar luftën duhet përgatitur për të

Mark Rutte

Foto: Associated Press

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka përsëritur nevojën për të "kaluar në një mentalitet të kohës së luftës" teksa hapi një sesion dy-ditor të Komitetit Ushtarak të aleancës, të mërkurën në Bruksel.

Ministrat e Mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s po takohen me mbi 20 homologë të tyre për të diskutuar situatën aktuale të sigurisë dhe sfidat përpara.

Në fjalën hapëse, Rutte u ka thënë pjesëmarrësve se "për të parandaluar luftën, duhet të përgatitemi për të".

Ai ka shtuar se vendet anëtare po përballen me një fushatë intensifikimi të destabilizimit rus.

“Rusia është duke punuar shumë në përpjekje për të dobësuar demokracitë tona dhe për të hequr lirinë tonë, dhe nuk është e vetme, ajo ka Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin në krah të saj”, ka deklaruar Rutte.