Botë

Rutte kërkon mbi 2% shpenzime për mbrojtje nga vendet e BE-së

Mark Rutte

Foto: Associated Press

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar të hënën se Evropa duhet t’i rritë shpenzimet e mbrojtjes.

Rutte ka thënë në kuadër të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, se premtimi i ri i shpenzmeve të mbrojtjes do të duhet të jetë “dukshëm më i lartë se 2%”, raporton AP. 

Ndërkaq i pyetur lidhur me qëndrimin e NATO-s për Grenlandën, Rutte ka deklaruar se ka pasur diskutime të mira me Danimarkën dhe aleatët e tjerë dhe se të gjitha palët "duhet të bëjnë më shumë kolektivisht" për të mbrojtur veriun e lartë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar disa herë në të kaluarën me tërheqje të SHBA-së nga aleanca veriatlantike, me arsyetimin se vendet tjera po paguajnë shumë më pak se Amerika.