Pavarësisht dëmeve të mëdha të shkaktuara në rrjetin elektrik të Ukrainës gjatë gjashtë muajve të fundit, shteti nuk është gjunjëzuar dhe shumica e ukrainasve janë mësuar prej kohësh me ndërprerjet e energjisë, me shqetësimet dhe rreziqet e herëpashershme
Rusia ka nisur sulmet e koordinuara ajrore ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës pas më shumë se një muaji qetësi.
Ani pse ka pasur bombardime të herëpashershme ndaj rrjetit të energjisë elektrike, bombardimet e së enjtes janë më të mëdhatë, por më të vonshme që kur nisën sulmet e këtij lloji në fillim të muajit tetor të vitit 2022.
Një sulm më i organizuar mirë që prej bombardimeve në njëvjetorin e fillimit të pushtimit më 24 shkurt, ka dështuar të materializohet – ani pse kjo ndoshta tregon më shumë për pritshmërinë e mediave sesa strategjinë aktuale të Rusisë.
Mirëpo shpeshtimi i sulmeve në infrastrukturë është i dukshëm.
Zyrtarët perëndimorë besojnë se sulmet tregojnë për mungesën e armatimit me precizitet të lartë – sidomos atyre dirigjuese – që i duhen Rusisë për të kryer me sukses planin.
“Rusëve u duhet shumë kohë që të gjejnë raketa me precizitet dhe t’i bëjnë bashkë për të kryer një sulm”, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan gjatë javës së kaluar.
Ushtria ukrainase gjithashtu është bërë shumë e shpejtë në shkatërrimin e raketave dhe dronëve rusë.
Të dhënat preliminare tregojnë se shumica e armatimit që Rusia ka përdorur në javët e fundit, është rrëzuar, përfshirë 70 për qind e raketave dhe gjysmës së dronëve.
Sipas Valerii Zaluzhnyi, komandant ukrainas, së paku tetë raketa janë shkatërruar nga kundërmasat e organizuara nga ukrainasit.
Por qartazi, duke gjykuar nga raportimet nga i gjithë vendi, të tjerët gjetën gjurmë të këtyre raketave.
Disa armë, si raketa anti-anije me rreze të gjatë Kh-22, e cila lëviz në mënyrë të pjerrët mbi objektivin e saj nga një lartësi jashtëzakonisht e lartë, është e vështirë për t'u kapur.
E njëjta gjë vlen edhe për raketën anti-ajrore S-300, e cila nuk ishte krijuar kurrë për të sulmuar objektivat në tokë, por që është përdorur gjithnjë e më shumë gjatë gjashtë muajve të fundit.
Analistët ushtarakë do të shqyrtojnë të dhënat më të fundit, duke kërkuar se çfarë tregon mundësia e armëve e Rusisë në lidhje me taktikat e Moskës dhe rezervat e mbetura.
Para sulmeve të sotme, vëzhguesit kishin filluar të pyesnin nëse Rusia do të vazhdonte me strategjinë që duket se nuk po funksionon.
Pavarësisht dëmeve të mëdha të shkaktuara në rrjetin elektrik të Ukrainës gjatë gjashtë muajve të fundit, shteti nuk është gjunjëzuar dhe shumica e ukrainasve janë mësuar prej kohësh me ndërprerjet e energjisë, shqetësimet dhe rreziqet e herëpashershme.
Inxhinierët e Ukrainës kanë mbajtur me sukses rrjedhjen e energjisë në të gjithë vendin, pavarësisht humbjes së shumë transformatorëve dhe komponentëve të tjerë kyç të infrastrukturës së vendit.
Në Kiev dhe në qytete të tjera, dritat e rrugëve janë ndezur sërish, duke u ofruar lehtësim këmbësorëve të mësuar të bënin rrugën përgjatë trotuareve të errësuara vetëm me celularët e tyre për të ndriçuar rrugën.
Por situata mbetet e pasigurt dhe zyrtarët e dinë se Rusia është ende në gjendje të shkaktojë dëme të mëdha. Pyetja është: Për sa kohë?