Botë

Rusia tërheq trupat nga Nagorno-Kharabaku

zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Forcat ruse kanë filluar të tërhiqen nga rajoni i Nagorno-Kharabakut të Azerbajxhanit, ku ata janë vendosur si paqeruajtës që nga përfundimi i luftës në vitin 2020, ka njoftuar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Dmitry Peskov ka konfirmuar raportet për tërheqjen e trupave, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, raporton AP.

Nagorno-Kharabaku njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë së saj armene ka qeverisur këtë rajon prej kur trupat azerbajxhanase dhe civilët azerbajxhanas u dëbuan nga rajoni në luftën e viteve 1992-94.

Azerbajxhani mori kontrollin e rajonit pas një lufte gjashtë javore në vitin 2020, e cila përfundoi me një marrëveshje për të vendosur paqeruajtës rusë në pjesë të rajonit që Azerbajxhani nuk i kontrollonte.

Tre vjet më vonë, Azerbajxhani mori kontrollin e pjesës së mbetur të Nagorno-Kharabakut pas një ofensive të fuqishme.