Nëntë persona janë plagosur si rezultat i një sulmi rus në qytetin jugor ukrainas të Odesas në orët e para të së martës, ka njoftuar Policia Kombëtare e Ukrainës.
Mes të plagosurve ishin katër fëmijë.
Si pasojë e sulmit janë dëmtuar shtëpi banimi, dyqane dhe makina, raporton “Associated Press”.
Guvernatori rajonal i Odesas ka bërë të ditur se sulmi u krye me dronë.