Botë

Rusia shfaq hartën me Ukrainën brenda saj

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka publikuar një hartë ku pos Kievit, territori i Ukrainës shfaqet nën ngjyrën ruse, duke aluduar në pushtimin e saj. Kësaj i ka reaguar ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael McFaul, duke thënë se kjo është ajo që e synon Rusia.

Ai ka shkruar se kjo hartë e shfaqur nga Medvedev “e shpjegon se çarmatosja e Ukrainës nuk dërgon në paqe”.

“Shikoni hartën e Medvedevit dhe më shpjegoni pastaj se si çarmatosja e Ukrainës do të çojë në paqe. Për mua është e kundërta. Më pak armë për Ukrainën do të thotë më shumë vrasje të ukrainasve, derisa Putini përpiqet t’i pushtojë këto toka ukrainase”, ka shkruar në rrjetin social X McFaul.

Ish-ambasadori amerikan në Rusi ka shtuar se si është e mundur që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të negociojë me presidentin rus, Vladimir Putin, kur Medvedev, tash nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, shfaq hartën e një pjese të Evropës në këtë mënyrë.