Ukraina i tërhoqi trupat e mbetura nga Avdiivka, me arsyetimin që të shpëtoheshin jetët e ushtarëve, e qyteti i rëndësishëm u pushtua nga ushtria ruse.
Por, ushtria ukrainase ka publikuar pamje të trupave të saj që pësuan plagë në konfrontimin me rusët. Blogu ushtarake, Inside the AFU, ka publikuar pamje të ushtarëve që merrnin trajtimin mjekësor.
Shumica ishin të plagosur në këmbë, e lëndimet u konsideruan të rënda.
VIDEO: https://twitter.com/Inside_the_AFU/status/1758790980956733547
“Lokacioni ku punon pa ndërprerje Shërbimi Mjekësor i Forcës sulmuese. Një video përcjell intensitetin e betejave të zhvilluar nga luftëtarët e brigadës në Avdiivka”, ka thënë blogu në përshkrimin e videos që e publikoi në X.
Pothuajse e gjithë popullsia e Avdiivkës prej më shumë se 30 mijë banorësh është larguar dhe vetë qyteti është pothuajse plotësisht i shkatërruar.
Rënia e tij shënon fitoren më të madhe të Rusisë prej muajsh, derisa për këtë, Zelensky fajësoi furnizimet jo të rregullta të armëve nga Perëndimi. Forcat ruse e kanë ngritur tashmë flamurin e tyre në qytet, pasi trupat ukrainase u tërhoqën.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se forcat ruse kanë përmirësuar pozicionet e tyre në vijën e frontit në katër zona të ndryshme, duke përfshirë rajonin e Donetskut të Ukrainës, kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve