Botë

Rusia premton “përgjigje të ashpër” ndaj sulmeve ukrainase

Maria Zakharova

Maria Zakharova

Foto: Associated Press

Rusia ka thënë se do të “përgjigjet ashpër” ndaj sulmeve të Ukrainës brenda territorit të saj, raporton “BBC”. 

Zëdhënësja e Ministrisë së jsahtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se “regjimi i Kievit po tenton ta frikësojë popullatën paqësore të Rusisë”. 

“Ukraina e kupton shumë mirë se sulmet e fundit nuk kanë kuptim nga pikëpamja ushtarake”, tha Zakharova, që ka përmendur disa sulme gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë një në kryeqytetin rajonal të Kurskut ku janë plagosur 13 persona pasi u godit një ndërtesë nga rrënojat e një rakete ukrainase.