Botë

Rusia mund t’i japë fund luftës në Ukrainë menjëherë, thotë Starmer

Keir Starmer

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer ka deklaruar se Rusia e filloi konfliktin në Ukrainë dhe mund ta përfundojë atë "menjëherë".

Starmer e ka bërë këtë koment pak pasi presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Moska do t'i konsideronte raketat perëndimore që hidheshin në Rusi si një përshkallëzim serioz të luftës, raporton BBC.

Putin i ka thënë televizionit shtetëror rus se kjo "nuk do të thoshte asgjë tjetër përveçse pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s, SHBA-së dhe vendeve evropiane në luftën në Ukrainë".

Sir Keir po qëndron të premten në Washington për bisedime me presidentin amerikan, Joe Biden, ndërsa aleatët e Kievit po diskutojnë për t'i dhënë Ukrainës lejen për të gjuajtur raketat e tyre në objektivat brenda Rusisë.

“Është pjesëmarrja e tyre e drejtpërdrejtë. Dhe, sigurisht, kjo ndryshon vetë thelbin, natyrën e konfliktit. Nëse është kështu, ne do të marrim vendimet përkatëse bazuar në kërcënimet që do të na krijohen”, është shprehur Starmer për gazetarët gjatë udhëtimit të tij për në SHBA.

“Rusia filloi këtë konflikt. Rusia pushtoi ilegalisht Ukrainën. Rusia mund ta përfundojë këtë konflikt menjëherë”, ka shtuar Starmer.

LEXO EDHE: