Blogjet ukrainase kanë raportuar gjatë së dielës se avioni rus, Beriev A-50, është dëmtuar në aeroportin Machulishchy, pranë Minskut, në territorin bjellorus.
Sipas “Operativno_ZSU”, avioni ushtarak u dëmtua në pjesën e përparme dhe qendrore, duke shkaktuar prishje të avionikës dhe të antenës së radarit. Ai dyshohet se u dëmtua nga “partizanët bjellorusë”, grup i organizuar i Bjellorusisë kundër agresionit rus mbi Ukrainë.
Çka është Beriev A-50?
Ky është avion sovjetik i paralajmërimit dhe i kontrollit ajror. Ai ishte punuar në periudhën e Bashkimit Sovjetik, i lansuar për herë të parë në ajër në vitin 1978.
Brenda tij mund të futen deri në 15 persona që menaxhojnë radarin mbikëqyrës. Ky avion masiv mund t'i kontrollojë deri në 10 avionë luftarakë për misione ajër-ajër dhe ajër-tokë.
A-50 mund të fluturojë katër orë me 1000 km/h.