SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer basketbollisten amerikane Brittney Griner me tregtarin famëkeq të armëve, Viktor Bout, i mbajtur në burgun amerikan për 12 vjet.
Shkëmbimi u aprovua nga presidenti amerikan Joe Biden ditët e fundit, i kanë thënë burime CBS-së.
Griner ishte arrestuar në aeroportin e Moskës në shkurt pasi iu gjet vaj kanabisi.
Bideni shkroi se kishte folur me Grinerin, se ajo ishte e sigurt dhe rrugës për në shtëpi.
Administrata Biden propozoi shkëmbimin e të burgosurve korrikun e kaluar, e vetëdijshme se Moska qysh moti kishte kërkuar lirimin e Boutit.
Ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar shkëmbimin dhe mediat ruse raportuar se ai ka ndodhur në Abu Dhabi.