Botë

Rusia kërcënon Ukrainën dhe Perëndimin teksa po diskutohen sulmet me rreze të gjatë

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Zyrtarët rusë kërcënuan Perëndimin të shtunën me një përshkallëzim të pakontrolluar të luftës dhe Ukrainën me shkatërrimin e Kievit, ndërsa udhëheqësit perëndimorë po diskutonin nëse do të lejonin Ukrainën të përdorte armët e tyre për të sulmuar caqet thellë në territorin rus.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë vonë të premten se plani i tij për të arritur fitoren varej nga vendimi i Uashingtonit, një referencë e qartë për autorizimin për sulme me rreze të gjatë që Kievi ka kërkuar prej kohësh nga aleatët e NATO-s, raporton Reuters.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së Zelenskyt, ka thënë në aplikacionin e mesazheve Telegram të shtunën se nevojiten vendime të forta dhe se terrori mund të ndalet duke shkatërruar objektet ushtarake aty ku e kanë origjinën.

Kievi zyrtar ka thënë se sulme të tilla janë shumë të rëndësishme për përpjekjet e tij për të kufizuar aftësinë sulmuese të Moskës brenda Ukrainës, por aleatët deri më tani kanë hezituar t'i lejojnë ato me frikën se Moska do t'i trajtojë ato si një përshkallëzim. 

Ndërsa asnjë vendim zyrtar për këtë çështje nuk është shpallur deri më tani, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov pretendoi se ai është marrë tashmë, i është komunikuar Kievit dhe se Moska do përgjigjet me veprimet e saj.

"Vendimi është marrë, ‘carte blanche’ dhe të gjitha privilegjet i janë dhënë Kievit, kështu që ne jemi gati për gjithçka. Dhe ne do të reagojmë në një mënyrë që nuk do të jetë e bukur”, citoi agjencia e lajmeve RIA të thoshte Ryabkov.

LEXO EDHE: