Botë

Rusia ka lëshuar më shumë se 480 raketa mbi Ukrainë deri më tani

Rusia ka lëshuar më shumë se 480 raketa mbi Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit të këtij vendi, më 24 shkurt, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

Luftimet në Ukrainë të enjten kanë hyrë në ditën e tetë, derisa qindra civilë kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve ruse.

“Më shumë se 230 nga ato 480 gjithsej “vinin nga brenda Ukrainës”, ka thënë zyrtari.

“Ata kanë sisteme celulare, po i zhvendosin brenda”, ka shtuar zyrtari.

Pjesa tjetër më e madhe e raketave vijnë nga Rusia, "rreth 160 nga Rusia" dhe rreth 70 vijnë nga Bjellorusia, dhe një numër shumë i vogël - më pak se 10 - vijnë nga Deti i Zi, ka treguar zyrtari.

Ndonëse hapësira ajrore mbi Ukrainën "mbetet e kontestuar", SHBA-ja vlerëson se "sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të Ukrainës mbeten të paprekura" dhe "mbeten efektive”.,