Autoritetet në rajonin e Mykolaivit kanë raportuar se 12 persona janë plagosur dhe gjashtë ndërtesa banimi janë dëmtuar si rezultat i një sulmi me raketa në qytet, pasditen e së mërkurës, raporton AP.
Guvernatori i rajonit, Vitalii Kim ka thënë se sulmi ka të ngjarë të jetë kryer duke përdorur një raketë balistike “Iskander-M”.
Sipas raportit të Forcave Ajrore të Ukrainës, mbrojtja ajrore e Ukrainës ka arritur të rrëzojë 26 nga 28 dronët e lëshuar nga forcat ruse gjatë natës në rajonet jugore dhe lindore të Ukrainës.
Në raport thuhet gjithashtu se forcat ruse kanë lëshuar pesë raketa gjatë natës.