Botë

Rusia hodhi raketë vetëm 500 metra larg Zelenskyt dhe Mitsotakisit

Vetëm rreth 500 metra larg autokolonës në të cilën ndodheshin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, është hedhur të mërkurën një raketë vdekjeprurëse ruse.

Sulmi ka ndodhur në qytetin port të Detit të Zi, Odesa, raportoi CNN.

Zyrtarët shtetërorë e kishin ndierë shpërthimin dhe e kishin parë tymin e ngritur pas tij, sipas një burimi të njohur me situatën.

Pesë persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi, derisa shumë të tjerë janë plagosur, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Dmytro Pletenchuk, duke shtuar se as ekipi i Zelenskyt dhe as ai i Mitsotakis nuk janë lënduar.

Zelensky bën vazhdimishr udhëtime me rrezik të lartë në vijat e frontit dhe ka mirëpritur dhjetëra liderë të tjerë në luftë gjatë më shumë se dy vjetëve luftimeve me Rusinë, por ky ishte sulmi më i afërti për presidentin. Afërsia e sulmit me Mitsotakis - liderin e një shteti anëtar të NATO-s, nënvizon rrezikun e vizitave të tilla dhe pasojat globale të konfliktit.

LEXO EDHE: