Botë

Rusia godet një kënd lojërash, një fëmijë në mesin e të vrarëve

Mykolaiv

Foto: RFE

Një fëmijë dhe dy të rritur janë vrarë nga një raketë ruse që ka goditur një kënd lojërash në qytetin jugor ukrainas, Mykolaiv. Pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime.

“Një kënd lojërash pranë një shtëpie të zakonshme... Rusia çdo ditë dëshmon me terrorin e saj se presioni ndaj saj nuk është i mjaftueshëm”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes Telegramit.

Ai ka publikuar imazhe nga vendi ku shiheshin dy trupa në tokë. Një prej tyre ishte trupi i fëmijës që shihej i mbuluar në gjak, raportoi Reuters. 

Qyteti i Mykolaivit dhe rajoni përreth vazhdimisht janë nën sulme ruse.

Moska mohon se vë në shënjestër civilë apo infrastrukturë civile në Ukrainë. Mijëra njerëz janë vrarë dhe lënduar nga sulmet e saj.