Botë

Rusia e vendos Zelenskyn në listën e të kërkuarve

Presidenti i Ukraines, Volodymyr Zelensky

Voldymyr Zekensky

Rusia ka hapur çështje penale kundër presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka vendosur në listën e të kërkuarve, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar bazën e të dhënave të Ministrisë së Brendshme, shkruan Reuters.

Nuk pati detaje të tjera.

Rusia ka lëshuar urdhër-arreste për një numër politikanësh ukrainas dhe të tjerë evropianë që nga fillimi i konfliktit me Ukrainën në shkurt të vitit 2022.

Policia ruse në shkurt vendosi kryeministren estoneze Kaja Kallas, ministren e Kulturës të Lituanisë dhe anëtarët e parlamentit të mëparshëm letonez në listën e kërkimeve për shkatërrimin e monumenteve të epokës sovjetike.

Rusia lëshoi gjithashtu urdhërarresti për prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), i cili vitin e kaluar përgatiti urdhërarrest për presidentin Vladimir Putin me akuza për krime lufte.