Rusia ka dëbuar një punonjës të ambasadës malaziase në Moskë, në shenjë hakmarrjeje ndaj këtij vendi, ka njoftuar të martën Ministria e Jashtme ruse.
"Ambasadori malazez në Rusi Milorad Scepanoviq u ftua në Ministrinë e Jashtme ruse më 31 maj dhe iu dorëzua një notë ministrie që shpall një punonjës të ambasadës malaziase në Moskë persona non grata”, ka thënë ministria në një deklaratë të lëshuar në faqen e saj të internetit.
Ky vendim sipas MPJ-së ruse është marrë si përgjigje ndaj një vendimi të Malit të Zi të marrë në prill, ku ka shpallur non grata disa diplomatë rusë në këtë vend
“Kjo është një përgjigje ndaj vendimit të pabazuar të marrë nga pala malazeze më 7 prill të këtij viti për të shpallur persona jo grata një numër diplomatësh nga ambasada ruse në Podgoricë”, ka shtuar ministria.