Botë

Rusia ashpërson sulmet në Ukrainë pak para samitit të paqes

Sulmet në Ukrainë

Sulmet në Ukrainë

Foto: Associated Press

Forcat ruse kanë hedhur raketa dhe dronë në rajonin e Kievit dhe në pesë rajone të tjera të mërkurën në Ukrainë, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Forcat ruse qëlluan me raketa dhe dronë në rajonin e Kievit dhe pesë zona të tjera të Ukrainës në një sulm gjatë natës, thanë zyrtarët të mërkurën, disa ditë para aktivitetit intensiv diplomatik rreth luftës që tani është në vitin e saj të tretë. 

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se kanë rrëzuar 29 nga 30 objektiva ajrore, duke përfshirë katër raketa lundrimi, një raketë balistike Kinzhal dhe 24 drone Shahed, raporton AP.

Disa njerëz u plagosën, thanë autoritetet. 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vlerësoi reagimin e forcave ajrore, duke thënë se mund të ishte një "arritje e përditshme" nëse vendi do të kishte mjetet për të zmbrapsur me sukses sulmet ruse. 

Ai u ka bërë thirrje vazhdimisht partnerëve perëndimorë të Ukrainës që të ofrojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të dërgojnë një sistem tjetër raketor Patriot, thanë dy zyrtarë amerikanë të martën vonë. 

Mënyra më e mirë për të mbështetur përpjekjet e Ukrainës për të ndaluar pushtimin e Rusisë do të jetë një çështje qendrore në takimet ndërkombëtare në ditët në vijim. 

Forcat e armatosura dhe të pakta të Kievit po luftojnë për të frenuar ushtrinë më të madhe ruse, e cila po përpiqet të shfrytëzojë dobësitë e Ukrainës. 

Ukraina ka pasur mungesë të trupave, municioneve dhe mbrojtjes ajrore në muajt e fundit, ndërsa forcat e Kremlinit përpiqen të dëmtojnë furnizimin kombëtar me energji elektrike dhe të godasin vijën e frontit në pjesët lindore të vendit.

Javën e ardhshme, përfaqësuesit e afërsisht 90 shteteve dhe organizatave, gjysma e të cilëve nga Evropa do të ndjekin samitin e paqes për Ukrainën që do të mbahet në Luzern të Zvicrës. Samiti do të mbahet pa prezencën e Rusisë.