Botë

Rusia akuzon Ukrainën për sulm me dron brenda Moskës

Rusia ka akuzuar Ukrainën për një sulm me dron në Moskë që dëmtoi dy ndërtesa dhe mbylli përkohësisht një nga aeroportet e qytetit.

Siç raportoi BBC-ja të dielën, një dron ra mbi distriktin Odintsovo në perëndim të qendrës së qytetit e dy të tjerë u neutralizuan por qëlluan zyre.

Ministria ruse e mbrojtjes bëri të ditur se nga ky incident është plagosur një person, derisa zyrtarët ukrainas nuk e pranuan sulmin.

Kryetari rus i bashkisë, Sergei Sobyanin, deklaroi se fasat e dy ndërtesave të zyrave u dëmtuan lehtë. Fluturimet u pezulluan në Aeroportin Vnukovo në jugperëndim të qendrës së qytetit dhe avionët në hyrje u ridrejtuan në aeroporte tjera.

Sulmi me dron në orët e para të së dielës është i fundit për të cilin Moska fajësoi Kievin zyrtar. Ukraina rrallëherë ka marrë përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë. Ndërsa, Moska rrallë është sulmuar qëkur ka nisur agresionin e plotë ndaj Ukrainës në shkurtin e 2022-s.