Alexander Pichushkin është njëri prej vrasësve serik më famëkeq në botë. Nënshtetasi rus ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2007 për vrasjen e 48 personave.
Mirëpo, ai tani ka thënë se është gati të rrëfejë edhe për 11 vrasje të tjera, ka njoftuar shërbimi penal i Rusisë të shtunën.
Pichushkin, 50 vjeçar, kishte shënjestruar viktimat e tij, shpeshherë njerëz të pastrehë, pijanecët dhe të moshuarit, te parku Bitsevsky, në Moskën jugore.
Ai kreu vrasjet në periudhën ndërmjet viteve 1992 deri në 2006.
Pichushkin ka qenë prej kohësh i dyshuar për vrasje të tjera për të cilat ai nuk është dënuar.
Ai pretendoi gjatë gjyqit të tij se kishte vrarë 63 njerëz, por prokurorët e ngarkuan atë me vetëm 48 vrasje dhe tre tentativa vrasjesh.
Pichushkin, i njohur si “The Chessboard Killer”, ishte i njohur për mënyrën e veçantë të vrasjeve të tij dhe për faktin se ai i konsideronte viktimat si pjesë të një loje, duke pretenduar se do të arrinte të vriste 64 njerëz, sa janë dhe fushat e një tavolinë e shahut.