Në Yalta të Krimesë është shitur njëanshëm apartamenti e familjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka raportuar mediumi “Pravda”.
Sipas njoftimit, shtëpia që ishte në emër në zonjës së parë, Olena Zelenskas, është “nacionalizuar” nga agresorët rusë që lidhen me luftën në Ukrainë.
Shtëpia disakatëshe u tha se ishte shitur te OIga Lipovetskaya, që sipas mediave ukrainase, edhe ajo është pjesë e strukturave ruse.
Ndërsa, mediumi Nexta ka shkruar se me paratë e shtëpisë synohet financimi i luftës ruse në Ukrainë.
“A nuk e kanë kuptuar ende rusët se blerja e pasurive të paluajtshme në Krime është marrëzi dhe joprofitabile. Nuk mund ta marrësh me vete mbi urën e Krimesë”, thuhet në reagimin e Nextas.