Botë

Rusët pro-Ukrainës shkatërrojnë tankun nga afër në Kozinka

Vullnetarët rusë që po luftojnë në krah të ushtrisë ukrainase publikuan momentin e shkatërrimit të një tanku të ushtrisë ruse në qytetin Kozinka.

Pamjet e publikuara në Nexta shfaqin shkatërrimin e tankut në lëvizje, derisa ata ishin tejet afër. Ushtari rus dëgjoi tankun që po afrohej dhe me goditjen e parë e qëlloi për ta shkatërruar.

Tanku vazhdoi të lëvizte edhe pak, derisa digjej.

Kjo ngjarje u zhvillua në rajonin Belgorod, ku luftimet janë pozicionuar tash e disa javë.

Trupat vendase kanë shkatërruar disa artileri të rënda atje.

Vullnetarët rusë, të njohur si Legjioni i Lirisë së Rusisë dhe Batalioni Siberian po luftojnë pro presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ditë më parë ata u futën në territorin rus dhe civilëve u bënin thirrje të largoheshin nga zona pasi do të qëllonin.

LEXO EDHE: