Botë

Rumania ngre aeroplanët luftarakë për herë të dytë këtë javë

aeroplane

Rumania ka ngritur aeroplanët ushtarakë për herë të dytë këtë javë pasi një “objekt i paidentifikua” shkeli hapësirën e saj ajrore mbi Detin e Zi, ka thënë të shtunën Ministria e Mbrojtjes.

Një objekt i vogël u zbulua mbi Detin e Zi duke lëvizur drejt Rumanisë, anëtare e NATO-s, rreth orës 02:30 të së shtunës, sipas njoftimit të Ministrisë.

Dy aeroplanë F-18 të Forcave Ajrore Spanjolle dhe dy F-16 të Forcave Ajrore Rumune janë ngritur, por nuk kanë pikasur objektin që u zhduk nga radari, njoftoi Ministria.

Të njëjtët aeroplanë u dërguan edhe të enjten në një rast të ngjashëm.

Rumania ndan kufi prej 643 kilometrash me Ukrainën dhe më parë është ankuar për dronët rusë në hapësirën e saj ajrore ndërsa Moska sulmon objektivat ukrainas përgjatë Detit të Zi dhe lumit Danub.

Pjesë të dronëve rusë janë gjetur disa herë në territorin rumun pranë kufirit me Ukrainën.