Botë

Rubio: Tregjet do t’u përshtaten tarifave të reja, pavarësisht rënies

Marco Rubio

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pas takimit me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, ka theksuar se është i vetëdijshëm për “rënien e tregjeve” pas vendosjes së tarifave të reja nga administrata amerikane, porse sipas tij, ato do të stabilizohen, raporton CNN.

“Bizneset anembanë botës, të përfshira në tregti dhe në tregtinë botërore, thjesht duhet të dinë se cilat janë rregullat. Kur të kuptojnë se cilat janë rregullat, atëherë do t’u përshtaten atyre rregullave”, iu ka thënë Rubio gazetarëve pas përfundimit të takimit dyditor të mbajtur në Bruksel.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “tregun më të madh të konsumatorëve në botë”, dhe se gjëja e vetme që ata eksportojnë janë shërbimet. 

“Gjërat më të këqija janë të lihen ashtu siç janë. Nuk mund të vazhdojmë të jemi një vend që nuk prodhon”, ka shtuar Rubio.

Tarifat e reja të presidentit Trump kanë tronditur tregjet evropiane dhe aziatike. Disa vende kanë paralajmëruar për kundërmasa ndërsa disa të tjera janë treguar të hapura për marrëveshje.

Të premten Kina ka njoftuar se do të vendosë tarifa shtesë prej 34% ndaj produkteve amerikane.