Protestuesit kanë rrëzuar statujën e babait të presidentit Bashar al-Assad, ish-presidentit Hafez al-Assad, në periferi të Damaskut.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Jaramana të kryeqytetit të shtunën.
Hafez al-Assad ishte president i Sirisë nga 1971 deri në vitin 2000, kur ia përcolli pushtetin djalit të tij Bashar.
Edhe në disa qytete të tjera statuja e Hafezit është rrëzuar.
VIDEO:
🇸🇾 Jaramana, 4 km from Damascus. A crowd tears down a statue of Bashar al-Assad's father. pic.twitter.com/72Wa5kSaE6
— MAKS 24 🇺🇦👀 (@Maks_NAFO_FELLA) December 7, 2024
Në Siri kanë shpërthyer luftimet që kur forcat rebele nisën sulm të befasishëm në disa qytete.
Pas marrjes së Aleppos dhe Hamanit, rebelët duket se me shpejtësi po shkojnë përpara qytetit tjetër, Homs, ndërsa banorët kanë nisur të ikin nga frika se do të ketë luftime.
Fraksione të tjera të rebelëve po luftojnë edhe nga jugu i vendit. Ato kanë marrë kontrollin e qytetit Daraa në jugperëndim të Sirisë, duke iu afruar kështu Damaskut.