Botë

Rrëzohen dy helikopterë të ushtrisë japoneze në Paqësor

helikopteri japonez Sh-60K

Një person ka humbur jetën dhe shtatë tjerë rezultojnë të zhdukur pasi dy helikopterë ushtarakë japonezë janë rrëzuar gjatë një stërvitje në Oqeanin Paqësor, raporton “BBC”. 

Aeroplanët “Mitsubishi SH-60K” ishin në stërvitje anti-nëndetëse në afërsi të ishujve Izu, rreth 600 kilometra në jug të Tokios. 

Ministri i Brendshëm i Japonisë, Minoru Kihara, ka thënë se janë të panjohura shkaqet e aksidentit. 

“Së pari duhet të bëjmë më të mirën tonë të shpëtojmë jetët”, ka thënë Kihara. 
Një anëtar i ekuipazhit ishte nxjerrë nga uji, por u konfirmua i vdekur. 
Njëri nga helikopterët humbi komunikimin rreth orës 22:38 me kohë lokale në afërsi të ishullit Torishima.