Botë

Rreth 70 raketa janë lëshuar nga Libani mbi Izrael brenda pak minutash, thotë ushtria izraelite

Raketat

Foto: Associated Press

Ushtria izraelite ka thënë se rreth 70 raketa janë lëshuar nga Libani në Izrael brenda pak minutash të dielën.

Sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit ka kapur disa prej tyre, ka shtuar ushtria në një postim në X.
"Pas sirenave që u dëgjuan midis orës 11:09 dhe 11:12 të mëngjesit në zonat e Galilesë Perëndimore dhe Galilesë së Epërme, u identifikuan rreth 70 raketa që kalonin nga Libani”, thuhet në njoftimin e ushtrisë.

Luftimet Izrael-Hezbollah janë intensifikuar javët e fundit, teksa ato janë zhvilluar rregullisht që kur ka nisur lufta në Gaza, më 8 tetor të vitit të kaluar.