Botë

Rreth 58 zjarre pyjore në 15 shtete të Meksikës

Zjarre, Meksikë

Zjarret pyjore në Meksikë

Në të paktën pesëmbëdhjetë nga 32 shtetet e Meksikës janë raportuar zjarre në pyje, të shkaktuara pjesërisht nga thatësira e madhe që po prek rajonet e vendit. 

Komisioni Kombëtar i Pyjeve (Conafor) ka njoftuar se disa nga 58 zjarret aktive në pyje po preknin zonat e mbrojtura natyrore në shtetet qendrore të Morelos, Veracruzit dhe Shtetit të Meksikës. 

CONAFOR-i apo agjencia qeveritare përgjegjëse për ruajtjen dhe restaurimin e pyjeve të Meksikës, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “X”, se rreth 1.421 hektarë janë prekur nga zjarret.