Botë

Mbi 100 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Papa Guinenë e Re

Rreshqitje dheu

Rreshqitje dheu

E përditësuar: Më shumë se 100 njerëz besohet se kanë vdekur të premten në një rrëshqitje dheu që varrosi një fshat në një pjesë të largët malore të Papa Guinesë së Re, kanë bërë të ditur udhëheqësi i vendit ishullor të Paqësorit Jugor dhe mediat.

Rrëshqitja raportohet të ketë goditur fshatin Kaokalam në provincën Enga, rreth 600 km në veri të kryeqytetit, Port Moresby, raporton AP.

Banorët kanë thënë se vlerësohet se numri i të vdekurve mund të jetë mbi 100, ndonëse autoritetet nuk e kanë konfirmuar shifrën. Fshatarët kanë thënë se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë.


Rrëshqitje masive dheu në Papa Guinenë e Re, mendohet për shumë të vdekur

Një rrëshqitje masive dheu dyshohet se ka lënë të vdekur shumë njerëz pasi goditi gjashtë fshatra të largëta në Papa Guinenë e Re, thanë zyrtarët lokalë dhe agjencitë e ndihmës.

Rrëshqitja e dheut varrosi më shumë se 100 shtëpi pasi ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale të së premtes në malësitë e Engas, në veri të kombit ishull në Paqësorin jugperëndimor, raporton BBC.

Nuk dihet menjëherë se sa njerëz kanë mbetur të bllokuar dhe zyrtarisht nuk janë konfirmuar viktima.

Guvernatori i Engas, Peter Ipatas i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se kjo ishte një "katastrofë natyrore e paprecedentë".

Kryeministri i Papua Guinesë së Re, James Marape ka thënë se qeveria e tij ka dërguar zyrtarë të fatkeqësisë në vendin e rrëshqitjes së dheut për të "filluar punën e ndihmës, rikuperimin e trupave dhe rindërtimin e infrastrukturës".

"Unë do të jap informacione të mëtejshme pasi jam plotësisht i informuar për shkallën e shkatërrimit dhe humbjes së jetëve”, ka thënë Marape në një deklaratë.

Imazhet në internet tregojnë dhjetëra njerëz që ngjiten në gurë të rënë për të vëzhguar dëmet nga rrëshqitja e dheut. Shumë shtëpi dukej se ishin shembur dhe pemë të shkulura.

Njerëzit mund të dëgjohen duke qarë dhe bërtitur në një video të postuar nga një përdorues Facebooku nga fshati Kaokalam në Enga.

"Ka raporte për vdekje dhe viktima të shumta, por shifrat e sakta nuk janë konfirmuar ende”, është shprehur një zëdhënës nga Shoqëria e Kryqit të Kuq të Papa Guinesë së Re.

VIDEO: