Komisionerja për Mbrojtjen e Barazisë në Serbi, Brankica Jankoviq, ka thënë se rezultatet e një hulumtimi nga fusha e diskriminimit kanë konfirmuar se romët janë të ekspozuar “diskriminimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthorët në të gjitha fushat e jetës”, është bërë e ditur sot, raportojnë mediat serbe.
Në një panel diskutimesh në kuadër të fushatës “Njihe, mos gjyko!” Jankoviq ka thënë se diskriminimi i romëve më së shumti ndodh në bazë të stereotipave dhe të paragjykimeve, transmeton Koha.