Operatori i hekurudhave i Francës ka thënë se e ka riparuar infrastrukturën e dëmtuar në një sulm të koordinuar të zjarrvënies të premten.
Kompania shtetërore “SNCF” ka thënë se shumica e renave po qarkullojnë siç është planifikuar të dielën dhe se shërbimi i plotë do të kthehet të hënën.
Policia ende është në kërkim të fajtorëve prapa sulmit, në atë që ministrat francezë e kanë quajtur “sabotazh” për të paralizuar linjat e trenave të shpejtësisë së lartë.
Qindra mijëra persona u goditën nga vonesat, që erdhën pak orë para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris.