Aeroporti kryesor i Sirisë në Damask do të rikthejë fluturimet ndërkombëtare pasi udhëtimet ishin ndaluar pas rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad.
“Ju njoftojmë se do të fillojmë me fluturimet ndërkombëtare në dhe nga aeroporti i Damaskut nga e marta”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve “Sana”.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Sirisë ka thënë se me ndihmën e partnerëve po rikthehen aeroportet e Aleppos dhe Damaskut.
Aeroplanët ndërkombëtarë të ndihmave dhe delegacionet e huaja veçse kishin nisur të aterronin në Siri. Fluturimet e brendshme po ashtu janë rikthyer.
Të enjten, Linja e Katarit ka njoftuar se do të rikthejë fluturimet në kryeqytetin sirian pas gati 13 vjetësh.