Botë

Rifillojnë disa fluturime në aeroportin e Kabulit

Disa fluturime të brendshme kanë rifilluar në aeroportin ndërkombëtar të Afganistanit në Kabul, me kompaninë shtetërore Ariana Afghan Airline që kryen fluturime në tre provinca.

Shershah Stor, menaxheri i stacionit të linjës ajrore në aeroport, i tha Associated Press të dielën se fluturimet u kryen të shtunën në Herat perëndimor, Kandahar jugor dhe provincat veriore Balkh. Ai tha se fluturimet u kryen pa një sistem radar funksional në aeroport.

Stor tha se tre fluturime të tjera janë planifikuar të dielën në të njëjtat krahina.

Një ekip teknikësh të Katarit dhe Turqit mbërritën në Kabul javën e kaluar për të ndihmuar në rifillimin e operacioneve në aeroport, që sipas OKB-së është thelbësore për t’i siguruar vendit ndihmë humanitare. Mbetet për t’u parë, megjithatë, nëse ndonjë kompani ajrore tregtare do të jetë e gatshme të ofrojë shërbim.