Botë

Republika Srpska inicion ligj për të çuar në burg këdo që serbët i quan popull gjenocidal

Foto: Epa-Efa

Përfaqësuesit e Republika Srpskas nuk e pranojnë atë që është e faktuar dhe atë që e thotë bota e civilizuar, se në Srebrenicë më 1995 ka ndodhur gjenocid i kryer nga forcat ushtarake serbe të Bosnjës ndaj civilëve myslimanë. U vranë mbi 8000 burra të paarmatosur.

Së fundi, edhe Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë, Valentin Inzko, ka iniciuar ndryshimin e ligjit në nivel vendi që dënon të gjithë ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

Kjo nuk është pëlqyer nga Republika Srspka dhe përfaqësuesi i saj në Presidencën 3-anëtarëshe të Bosnjës, Milorad Dodik. Atij në këtë “mision” i janë bashkuar edhe shumë parti serbe të Republika Srpskas.

Sot, në komisionet e Kuvendit Popullor të Republika Srpskas janë iniciuar dy ligje si kundërpërgjigje për këtë, e një prej tyre dënon të gjithë ata që Republika Srpskan krijesë e dalë nga gjenocidi apo që serbët i quan popull gjenocidal.

Këto ligje pritet të miratohen në seancën e së premtes, e cila do të jetë e mbyllur për publikun.